Nëse shikon rrugët e Tiranës duket sikur covid 19 është larguar nga Shqipëria por në dy spitalet covid gjendja është e trishtë.
Plot 188 pacientë janë të shtruar të cilët vërtetojnë se është sëmundje e vështirë . Lazime Laçi 67 vjeç la ambientet e infektivit por për 8 ditë ka qenë me oksigjen.
Pas asaj që ndodhi në ish-sanatorium tani edhe në shërbimin infektiv pacientët mund të përdorin telefonin.
Fatmirësisht çdo ditë ka me dhjetëra pacientë që dalin të shëruar nga dy spitalet covid sikundër ka dhe mesatarisht 4-5 humbje jete.