Argëtimi i një të riu i kushtoi jetën një vajze katër vjeçe. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në Gera të Thuringia në Gjermani. I riu po bënte rrotullime me makinën e tij në një fushë të mbuluar nga dëbora dhe kjo që i kushtoi jetën vajzës vetëm 4 vjeçe.
Prindërit shkuan në fushën në Langenberg me vajzën dhe miqtë e tyre. E vogla është ulur dhe po mundohej të bënte një plak dëbore.
25-vjeçari teksa bënte xhiro me makinë, humbi papritur kontrollin dhe nuk mundi të bënte më asgjë. Ai mori para 4-vjeçaren dhe asgjë nuk mund të bëhej më për të.
Makina nuk mund të ndalej dhe e vogla humbi jetën nga lë ndimet e rënda. Nëna e saj tha mes lotësh se nuk mund ta njihnte më vajzën e saj ashtu si ishte bërë. Edhe pse mjekët dhe ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes menjëherë, asgjë nuk mund të bëhej për të.
Në vendin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është vënë një arush pellushi, lule dhe qirinj. Po ashtu u vendos është një tabelë e vogël ku shkruhej:
Engjëlli i vogël në parajsë qofsh përgjithmonë!”
Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Korrekte.