Lajme

Shpirti të dhemb nga kjo histori/ Këmbët e saj i mbështolli me qese plastike, nëna jep shpirt nga i ftohti pasi ua dha rrobat fëmijëve

Ditët e para të vitit të ri kanë sjellë një ngjarje të rëndë në fshatin Belasur të Iranit, pasi një grua afgane ngriu për vd ekje në përpjekje për të kaluar kufirin me Turqinë bashkë me dy fëmijët e saj.

Ajo kishte hequr rrobat nga trupi dhe me to kishte mbuluar fëmijët e saj për t’i mbrojtur nga i ftohti. Kur autoritetet gjetën trupin e pajetë, panë se nëna fatkeqe i kishte mbështjellë këmbët me qese plastike, ndërsa fëmijët kishin çorape në duar.

Nëna afgane ishte nisur nga Irani bashkë me fëmijet për t’u futur në Turqi me shpresën se më pas do të mund të udhëtonte për në Europë, por gjatë rrugës e kapi një stuhi bore duke e detyruar që të sak rifikonte jetën e saj për dy fëmijët.

Fëmijët arritën të mbijetonin dhe u dërguan në spital për kujdes mjekësor.

MË TË LEXUARAT

To Top