Rrëfimi i Luizit është tema më e diskutuar që prej mbrëmjes së djeshme. Por çështje të tilla duhet të komentohen me profesionalizëm. Duke dashur të japë kontributin e vet shkencor në këtë drejtim, psikiatri Sadik Lala mundohet ta shohë në këndvështimin mendor situatën e Luisit, çfarë mund ta ketë shtyrë atë të bëjë këtë rrëfim.
Çfarë e shtyu Luizin të thoshte se ka t umor? Përgjigjet
Ja mesazhi i psikiatrit:
“ÇFARË MUND TË KETË PSIKOLOGJIKISHT LUISI I BIG BROTHER…? Këtë pyetje ma bëri Klodi, një mik virtual në privat. Një info-shpjegim për Klodin dhe për ju miq:
I dashur Klodi, më detyrove të ndjek situatën në Big Brother.
Çrregullimet psikologjike-psikiatrike zakonisht janë situata komplekse, në të cilat kërkohet një vlerësim shumë i kujdesshëm shumëplanësh, vlerësim mjekësor dhe psikologjik gjithnjë me personin përballë teje dhe jo në distancë.
Natyrisht, kafeina dhe pijet energjike ndikojnë shumë në shfaqjen e an thit dhe luhatjeve të humorit.
Shkurtimisht po postoj një info konciz nga këndvështrimi profesional, pa u marrë me kuriozitetin tënd në detaje, (sepse pjesëmarrësit në Big kanë një panel mbikqyerje shumë të nderuar për të hulumtuar çështjen).
Çdo profesionist i shëndetit, veçanërisht psikiatrit, por edhe psikologët klinikë kanë njohuri më të thelluara mbi të ashtuquajturën sindromi i studentëve apo punonjësve të mjekësisë (dhe jo vetëm).
Kjo sindromë manifestohet me f rikë të vazhdueshme se mos ke ndonjë sëmundje serioze apo mos ‘të shfaqet’ një gjë e tillë. Zakonisht ndodh pasi personi ka qenë në kontakt me dikë që vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë.
Ky fenomen konsiderohet sporadik dhe jo çrregullim (sëmundje), nëse kjo fri kë zgjat më pak se 6 muaj dhe gjithnjë nëse nuk ka asnjë të dhënë laboratorike apo ekzaminim mjekësor që të justifikojë një shqetësim të tillë.
Kjo gjendje karakterisohet nga dy specifika:
– Disa persona e manifestojnë me shmangie të ekzaminimeve dhe kujdesit shëndetësor.
– Disa të tjerë bëjnë analiza të pafundme për të vërtetuar të kundërtën e frikës ekstreme nga sëmundja “imagjinare”.
Kjo gjëndje mund të shfaqet në shumë rrethana të ndryshme, por gjithmonë karakterizohet nga nivele të larta ankthi dhe f rike për sëmundjen.
Si çrregullimi i ankthit të sëmundjes, edhe çrregullimi i simptomave somatike klasifikohen qartë në manualin diagnostik më të fundit DSM-5-TR™ (Botimi i 2022, © i Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, me kodin diagnostik; F45.21, dhe përshkruhen qartë kriteret diagnostike në faqen 357).