Dashuritë e ndaluara në Shqipëri janë shkaku kryesor i sherreve në familje. Rasti konkret i ka ndodhur një vajzee cila kërkon zgjidhje të hallit ku nëpërmjet një mesazhi të dërguar në redaksine e JOQ ALBANIA, ka shprehur ndjenjat e saj dhe afeksionin e pazakontë që i ka verbuar sytë nga një roje parkingu por shumë i lezetshëm, ndërkohë na bënte me dije se ai nuk ishte në djeni të ekzistencës së saj. Dallova empati tek ky njeri, që në momentin e parë, sepse ai e kuptoi që ne vinim nga një udhëtim, na gjeti vend parkimi jashtë mundësisë që kishte,- shprehet ajo. E teksa fjalët rrjedhin nga zemra dhe ndërthurren aq bukur nga vajza e dashuruar, një problem i cili i kanoset është jo pak i trishtueshëm. Sipas saj babai i vet, nuk do ta lejonte kurrë që ajo të lidhej me një djalë i cili punon në një punë që në Shqipëri shumë njerëz e cilësojnë si “të rëndomtë”.
Vajza shkruan:
Pershendetje! Jam nje vajze me origjine nga veriu i Shqiperise,jam 25vjeçe,kam mbaruar per psikologji-filozofi dhe jetoj ne Canada prej 6vitesh se bashku me prinderit. Dua te ndaj me ju nje histori Dashurie qe un po perjetoj qe nga koha e pandemis,per shkak se karantina me zuri ne Shqiperi!
Ketu ne Tirane,neve jetojm te kompleksi “Deliorgji” . Gjat ketyre muajve pata fatin te njoh nje njeri super te veçant,qe per mua vlen sa e gjithe bota,pavarsisht se ai nuk me njeh mua dhe ky esht paradoksi me i trishte dhe lendues! Hera e pare qe u perballa me te ishte pikerisht dita qe ne sapo kishim mberritur ne Tirane dhe nuk po gjenim parkim!
Ndaluam tek karburanti ngjitur,per te pyetur nese mund te parkonim diku! Afrohet nje nga punonjsit: nje djale shtatlarte dhe i dobet.. fytyra tij perçonte miresi,ndersa syte e tij fshihnin trishtim! Me nje buzqeqeshje te çilter,ai na pershendeti dhe pyeti babin se si mund te na ndihmoj! Dallova empati tek ky njeri,qe ne momentin e pare sepse ai e kuptoi qe ne vinim nga nje udhetim,na gjeti vend parkimi jasht mundesis qe kishte dhe ne shenje rrespekti dhe urim mirseardhje,ai nuk pranoi as disa monedha qe babi tentoi te ja jepte… tha qe mjafton nje “faleminderit” dhe u largua me ate te ecuren e tij,te mbushur plot me krenari! E fillova pershkrimin ne kete menyre sepse me vone arrita ta perktheja sjelljen tij dhe llojin e njeriut qe ai ishte!
Kam nje mesazh per kte qenie te rralle njerzore!! Ne rradhe te pare te kerkoj falje qe kurre nuk e mora guximin te shprehem dhe te tregoj cfare realisht ndjej per ty! Te kam studjuar cdo levizje,sa her qe kam pas mundsi ta beja,ngase me favorizon edhe ballkoni i shtepise… ku “ti” je shpesh perballe meje (kam pamje te qarte pothuajse tek e gjithe pista). Perveç kesaj,fillova te zbres te lokali poshte (pasi u lejuan te rihapeshin),te pakten dy here ne dit… dhe arsyeja ishe “ti” o mashkull i bekuar!
Une te kam pare duke kercyer (kte gje e ben vetem ne turnin e trete kur vendos muzike me ze te larte ),te kam degjuar duke kenduar (te hengert Tea zerin tyyy se bashku me ate gojen e embel ),kam degjuar dhe biseda qe ke shkembyer me koleget,veçanerisht me “gjirafen” (keshtu e therrisje “ti” ate)!
Di histori te tuat,kam mjaftueshem info per ty! Une te kam pare “ty” duke bere disa vepra,qe njerzve iu duhen te pakten edhe 50vite qe te fillojne t’i mendojne dhe 100vite tjera te fillojne t’i zbatojn!! Une kam arritur te t’njoh me shume se sa njerzit qe te rrethojn prej vitesh ose ndoshta dekadash!
Une njoh trurin tend,zemren tende,shpirtin tend! Une di sekretet tua,madje edhe anet me te errta! Gjate ksaj kohe thura nje plan te cilin,nese do ta realizoja… une do vija te prezantohesha edhe do te ftoja qe ne takimin e pare,te beheshe partneri jetes time! Fatkeqsisht nuk arrita ta realizoja dhe tani kur e mendoj,ka qene vertet nje çmenduri ajo cfare une doja ta beja me vetedije te plote,per ty,per mua dhe per ne te dy! E di qe nuk do me refuzoje,e ndjej thelle brenda meje se do pranoje te behesha e jotja… vetem e jotja me çdo qelize timen!
Un kam gjithcka qe njerzit deshirojne,pasuri qe im ate ka trasheguar nder breza dhe veçse e ka shumuar! Bukuria nuk me mungon,as brenda meje dhe as ne pamjen e jashtme! Mua me mungon pasuria qe mbart qenia jote dhe mesa duket do me mungoj gjithmone,kte e them me shum dhimbje,e perlotur dhe NUK DUA TA PRANOJ! Une babin tim e dua shum sepse ka bere per mua gjithcka,por ai eshte nje arrogant qe nuk e ka shokun dhe ai kurre nuk do prantone nje punonjes te thjeshte dhe te pashkolluar per vajzen e tij!
Une jam femije i vetem,babai im deshiron pasardhes dhe po mendon te me martoje me nje te huaj (djalin e nje partneri Australian qe ka ne biznes)! Kam biseduar me mamin dhe i kam folur per ty,por ajo eshte e sigurte qe babi nuk mund ta lejoj nje gje te tille,por me ka premtuar se do ta bindi babin,qe te pakten te mos me martoje me djalin qe me ka sugjeruar ai sepse un ne nje fare menyre kisha rene dakort para se te vinim ne Shqiperi,kurse tani jam e sigurt qe nuk dua kurrsesi te lidh jeten me ate! Me jane rizgjuar ndjenjat qe mendoja se sdo me ndodhte kurre,me eshte rikthyer besimin qe POOOO ekzistojn meshkujt e vertet,me eshte ringjalluar shprese per te dashuruar serish dhe ja ku po ta them: TE DUA!!!
Un do bej dhe nje levizje te fundit (jam duke e menduar por me duhet pak kohe) edhe pse do luaj me fatin ngase nuk e di cfare do ndodhi me ty,mund te krijosh lidhje kurse tani e di qe je vetem! Te marten me date 20 te ketij muaji,neve do kthehemi ne Canada! TE LUTEM ME PRIT 3MUAJ dhe numerimin e diteve filloje qe sot! Uroj dhe shpresoj ta lexosh kte postim,nese po,kushtoji shume vemendje! (kam besim te truri jot)
Te vdesesh per ty esht e thjeshte,un dua te jetoj per ty! Ps: per te gjitha ata qe mendojn se jam e çmendur,iu them qe po,e till jam dhe jam e marrosur pas ksaj çmendurie qe me ka ber te perjetoj emocione dhe ndjesi kaq te forta,te paprovuara kurre me pare!