Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Nga 561 testime të kryera, janë konfirmuar 136 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve gjatë ditës së fundit është 74.
Ministria tha se 112 persona janë të shtruar në spital, 18 në terapi intensive, 3 të intubuar.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.