Lajme

Shqipëria në ditë të vështira nga koronavirusi, mjeku Kalo rrëqeth me thirrjen: Ju lutem politikanë mos më me popullin….

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo mëngjesin e kësaj të premte e ka nisur me një thirrje për të gjithë qytetarët dhe kolegë për më shumë kujdes si dhe shkruan se nuk është koha që të bëjmë gjithollogji, pasi krijohet tollovi mendore,

Thirrja e mjekut Tritan Kalo: Po kalojmë kohë jo të lehta, mos e  shfrytëzoni për përfitime politike – A2 CNN

Ndër të tjera mjeku ka një kërkesë për të gjithë kolegët e tij duke kërkuar që të mos përfshihen dhe ndikohen nga politika.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….30.10.2020…mirmëngjes në këtë pragfundi të muajit….së bashku me fjoralbën dhe aidën, dy nga prurjet e reja në shërbimin e sëmundjeve infektive të qsut/covid-1…Jemi aty në çdo moment për t’u kujdesur e vigjëluar mbi shëndetin tuaj….Durim, mëndjekthjelltësi në zbatimin e masave për mbrojtjen tuaj dhe atyre që gjallojnë rreth jush: maskë, higjenë, distancim (m.h.d.)….Mirkuptim dhe mirëbesim në veten tuaj dhe në të gjithë mantelbardhët e punonjësit e tjerë të shendetësisë publike dhe jo vetëm, në përballjen me “këtë flamë” mbarëbotërore të shkaktuar prej infeksionit të sars-COV2/COVID-19….

Më pak gjithollogji nga gjithkush qoftë ai/ajo edhe koleg në fushën e shëndetsisë sepse krijojnë jo pak tollovi mendore, si dhe nënçmojnë përpjekjet vetmohuese të atyre, që në vijën e parë të përballjes me këtë flamë rrezikojnë jetën e tyre dhe të të afërmve të tyre….

Nëse jeni betuar si hipokratistë dhe jo si hipokritistë apo militantistë, ju kërkoj që t’u bashkoheni përpjekjeve tona dhe mos na e shtoni barrën e punëve në këto kohë kritike…..

Më pak takime politike dhe elektorale nga cilido, por më shumë punë në respektimin e m.h.d., dhe në higjenizimin, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e kryeqytetit të shqiptarëve, dhe vatrën më të ndezur të covid-19, tiranën time, tuajën dhe të trojeve arbërore….Duhen ende punë, përpjekje dhe mirëkuptim e mirëbësim për t’u përballur me pandeminë e sars-cov2/covid-19….Bashkë jemi dhe do të jemi kurdoherë….together forever!!!

Mjeku Tritan Kalo: Qytetarë të pandërgjegjshëm! Mendoni se po luani  kukamçefti me COVID-19?! Po luani me vdekjen – RTSH-Radio Televizioni  Shqiptar

MË TË LEXUARAT

To Top