Vala e dytë e CoVid-19 ka prekur edhe Shqipërinë, dhe kjo dëshmohet nga shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë; Shembulli i shteteve fqinje dhe atyre europiane do ndiqet edhe në Shqipëri.
Pandemia e CoVid-19 ka izoluar edhe administratën. Mësohet se ‘puna nga shtëpia’ do të prek administratën, dhe kjo do fillojë të zbatohet mesin e javës së ardhshme, kjo për shkak të përhapjes së korona.virusit.
Po ashtu, Komiteti i Ekspertëve mësohet të ketë vendosur masa edhe për lëvizjen, e cila lëvizja do të kufizohet pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërkohë që edhe baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen po në këtë orë. Propozimet për masat pritet të zyrtarizohen rreth mesit të javër (12 nëntor) nga komiteti i ekspertëve.
Edhe pse maska është vendosur me detyrim, sërish nuk ka dhënë asnjë efekt për të mbajtur nën kontroll pandeminë, përkundrazi është dashur edhe hapja e spitalit COVID-3 për të përballuar numrin e pacientëve të shtruar. Disa prej familjarëve, që enden oborreve të spitaleve janë shprehur se janë “luftuar” për të shtruar të afërmit e tyre, kjo për shkak të numrit të lartë të të infektuarve. Nuk mungojnë as të tjerët që rrëfejnë eksperiencat e tyre lidhur me vonesat me përgjigjet e tamponëve në ISHP.