Lajme

Shqipëria në momente të vështira/ 5 jetë të humbura nga Covid-19 dhe mbi 150 raste të reja

Kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë edhe 5 persona.

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të ...

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 154 raste të reja me Koronavirus në Shqipëri, 13 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 të tjerë janë të intubuar.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend: Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 870 testime. 117 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4530 që nga fillimi i epidemisë.

Nga totali i testimeve, 154 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.

Shqipëri, 4 viktima dhe 124 raste të reja me koronavirus

MË TË LEXUARAT

To Top