Aktori i njohur shqiptar, Koço Devole mbylli sytë përgjithmonë në moshën 75- vjeçare ditën e sotme.
I prekur nga koronavirusi, artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim.
Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leu cemia.
Për artistin e shquar të kinematografisë shqiptare, reagimet ishin të shumta nga figura e personalitete publike, të cilët e njohën apo kishin fatin të punonin me të.
Aurela Gaçe, Sidrit Bejleri, Bes Kallaku, Ermal Mamaqi, Rozana Radi dhe Sevdai Radogoshi janë ndër të famshmit shqiptarë që shprehën ngushëllimet e tyre pas v dek jes së Devoles.
Marin Mema ka shkruar:
Buzëqeshja jote është e përjetshme ashtu si ti ! U prehsh në paqe Koço Devole.