Lajme

Shqipëria nën të nxehtin afrikan/ Në Kosovë vazhdojnë shirat, në disa zona ka dhe përmbytjè

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e kaluar disa zona të Kosovës ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz.

Pas stuhive të erës dhe rrebeshit të shiut, banorët e Vitisë dhe zonat rreth tyre janë përballur me dëme të shumta materiale, pasi uji u është futur brenda shtëpisë.

Po ashtu qytete si Kaçaniku dhe Ferizaj janë pushtuar ngë ujërat për shkak të shirave të dendur, ndërkohë që era e fortë ka rrëzuar pemë dhe ka shkaktuar dëme në biznese.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga rrjetet sociale, ujërat kanë marrë “kontrollin” nëpër rrugët e Ferizajt, ndërkohë që Prishtina ka përjetuar një spektakël rrufesh.

Dhjetra të tilla kanë pushtuar qiellin e kryeqytetit të Kosovës brenda pak minutash duke krijuar një spektakël në qiell.

Ndërkohë që ndodh kjo në Kosovë, Shqipëria është duke përjetuar një prej ditëve më të nxehta të këtij muaji dhe temperaturat janë në nivelet më të larta.

MË TË LEXUARAT

To Top