Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësie dhe studime nga institucioneve të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të trupës mjekësore në vend në raport me popullsinë.
Sipas të dhënave nga Këshilli i Bashkëpunimit i Rajonal, BE ka akorduar një fond prej 411 milionë eurosh për të 6 vendet e Rajonit, Serbi, Maqedoni, Mali i zi, Kosovë, Bosnjë dhe Shqipëri për të trajtuar urg jencën shë ndetësore të shka ktuar nga virusi Korona, si dhe rimëkëmbjen ekonomike e Rajonit.
Tragjedia e përbashkët e që krijoi virusi rezultoi me solidaritet të admirueshëm në mesin e vendeve të Evropës Juglindore, gjithashtu midis BE-së dhe Rajonit.
Ballkani dhe fqinjët e tyre të afërt në BE dhanë donacione mjekësore dhe forma të tjera të ndihmës për njëri-tjetrin, ndërsa Turqia çoi dërgesat e para të ndihmave mjekësore në nëntë vendet e Europës Juglindore.
Historikisht Shqipëria ka pasur aftësi të ulët të tërheqjes të fondeve dhe ndihmave që donatorët kanë dhënë nëpërmjet programeve të ndryshme për vendet në Zhvillim.