Lajme

Shqipëtarët rrèzikohen nga lija e majmunit, por mjeku bën thirrje për qetësi: Nuk merr jetë

Lija e majmunëve është infeksioni më i ri me të cilin kanë filluar të luftojnë disa nga vende të Evropës, madje kjo ka nxitur shqetësim edhe për kosovarët duke qenë se virusi ka mbërritur shumë afër vendeve përreth. Infektologu Ilir Tolaj thotë se Kosova rr ezikohet, por s’ka vend për shqetësim…

Tolaj në një prononcim për Periskopin tha se Lija e Majmunëve është një infeksion më i lehtë dhe shkalla e vd ekshmërisë është shumë e vogël.

“Lija e majmunëve pavarësisht që është e ngjashme më lijën e madhe e cila është zhdukur tani nga sipërfaqja e dheut falë vaksinimit masiv që është bërë në të gjithë botën, dallon shumë nga kjo e fundit meqenëse është një sëmundje shumë më e lehtë, nuk ka vdekshmëri ose ka një vdekshmëri jashtëzakonisht shumë të vogël dhe tërhiqet brenda një ose dy javësh, kështu që nuk konsiderohet që është një sëmundje e rrezikshme…Simptomat janë të ngjashme me Lijën e Madhe(Variola Veren), që do të thotë shfaqen ndryshime në lëkurë, por për dallim nga lija e madhe që ka pasë plogështi, anoreksi tek Lija e Majmunëve simptoma që vërehet më shumë është ndryshimeve në lëkurë…, tha Tolaj.

Tolaj paralajmëroi së Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, por bëri thirrje se nuk ka nevojë që të bëhet panik dhe se sipas tij ky më shumë është një studim mjekësor sesa problem për shëndetin publik.

MË TË LEXUARAT

To Top