Ditën e djeshme në “Përputhen”, u debatua sërish mbi çështjen e Anës dhe Arjonit. Ana ndodhej në një lidhje në Skype për të folur rreth videos së fundit, të publikuar nga Arjoni. Gjatë debatit Ana i tha opinionistit Arjan Konomi, se po ndihej “e sulmuar” prej tij.
Arjani i revoltuar e cilësoi Anën të pacipë dhe e akuzoi se po gënjen.
Nga ana tjetër Shqipja ka publikuar një video të këtij momenti, shoqëruar me një tjetër video kur ajo ndodhej në “Përputhen” dhe në një nga puntatat Ana i kishte thënë: “E pacipë”.
“Fole ti për e pacipë, ti që ia plase cipën vetes, se Arjoni doli i nderuar që nuk kthehet më, po ti që ngele në Skype dhe lutesh për atë karrige moj e pacipë”, shkruan Shqipja.