Mirlind Morina ka nevojë për ndihmën tuaj. Mirlind Morina është emër që karrierën në botën e modës po e zhvillon jashtë trojeve shqiptare.
Ai ka pozuar për revista të njohura, madje ishte pjesë e Javës së Modës në Nju Jork dhe ishte pjesë e kampanjave të ndryshme.
Mirlindi është duke u përballur me një problem shëndetësor, që është paraliza faciale dhe ka nevojë për ndihmë që të operohet.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Morina njoftoi se për t’iu nënshtruar operimit i nevojiten 65.000 dollarë.
Ai tha se ka vizituar mjekë të ndryshëm dhe ka marrë terapi e trajtime të ndryshme, por doktori Babak Azizzadeh i ka thënë se është një mundësi operimi, andaj koson e lartë nuk mund ta përballojë.
“Unë u transferova në New York në 2015 për të ndjekur ëndrrat e mia si model dhe aspirant për aktor. Unë punoja në restorante dhe gjithashtu firmosa një kontratë me një agjenci modelimi, ku më thanë në atë kohë që buzëqeshja ime ishte një nga pasuritë e mia më të forta.
Shpesh njerëzit nuk e pranojnë se ka diçka “të gabuar” me fytyrën time, por është jashtëzakonisht zhgënjyese që nuk mund të buzëqesh plotësisht, dhe shprehjet e mia të fytyrës jo gjithmonë përputhen me emocionet e mia. Unë jam një djalë i lumtur, i ndjeshëm dhe kjo paralizë e papritur ka qenë absolutisht shkatërruese për mua personalisht dhe gjithashtu për karrierën time.