Këngëtarja dhe aktorja e njohur turke Humeyra ka humbur djalin e saj në moshën 47 vjeçare.
Ishte vetë aktorja e cila gjeti djalin e saj pa jetë në apartamentin e tij. Lajmin e dha miku i saj me anë të një statusi në media sociale ku shkroi:
‘Zoti i dhëntë durim. Humeyra ka humbur djalin e saj, 47 vjeç Saduik Bigat. Ajo shkoi në shtëpinë e tij pasi kishte dy ditë që nuk po lidhej me të, ku më pas gjeti dhe trupin e pa jetë të tij’.
Më pas është mësuar se Saduik ka ndërruar jetë për shkak të një sulmi në zemër.
Kujtojmë që Humeyra është shumë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj si halla Maide, në serialin “Paramparça” .