Aktorja bukuroshe, Hande Erçel, e njohur për rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, i ka dhënë fund lidhjes me kolegun e saj, Kerem Bursin.
Ajo u njoh me aktorin e mirënjohur në xhirimet e serialit. Historia e bukur e nisur nga filmi nuk ishte e thënë të ishte jetëgjatë, edhe pse fansat i duan shumë bashkë.Hande Erçel, e cila është vënë shpesh në titujt e revistave për jetën e saj private, duket se po jeton tashmë një histori të re dashurie.
Hande Ercel duket se ka nisur një lidhje dashurie me Kaan Yildirim.Shqiptarët e duan pafund! Zbulohet dashuria e re e vajzës më të bukur në botëDy të rinjtë janë parë në Londër disa ditë më parë dhe fotot e paparacëve kanë pushtuar rrjetin. Edhe pse u panë bashkë natën vonë në festë duke u argëtuar, të dy i mohuan lajmet që nisën të qarkullonin në mediat rozë.
Megjithatë, ja që dashuria mes Hande Erçel dhe Kaan Yildirim u dokumentua në Londër, ndërsa çifti u pa prej dore në rrugë. Hande Erçel dhe Kerem Bursin nuk dhanë asnjë shpjegim për fundin e romancës së tyre dhe tani që Erçel u zbulua, duket se gjithçka mes dy aktorëve ka marrë fund.