Prej 24 dhjetorit vëmendjen e shqiptarëve e ka marrë Big Brother Vip 2 e sidomos Luizi që është kthyer në një fenomen më vete për të cilin flasin gjithë shqiptarët.
Në cdo tavolinë kafeje, drekë, darkë, zyrë pune, urban e kudo dëgjon që flitet vetëm për Luizin, Oltën dhe VIP-at e tjerë në shtëpinë më të famshme në vendin tonë.
Ndërkohë që në qajmë hallet e Luizit dhe Oltës, cmimet e produkteve të ndryshmë në tregon po luajnë mendsh. Sot do ndalemi te letra higjenike.
Në cdo market që të shkosh letra higjenike më e lirë kushton 300 lekë, deri dje mund ta gjeje 150-180 lekë, sot e tutje e ke dyfish.
Për të mos folur pastaj për ato që janë me emër, kushtojnë nga 600-900 lekë. Të blesh një letër higjenike me 8-10 rulona të vegjël është cmenduri.
Për sa kohë në harrojmë hallet e vërteta dhe protestojmë për Luizin, merremi me Oltën e Maestron, letra higjenike do trefishohet e katërfishohet.