Formulari i përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë e kryebashkiakë nga radhët e PD iu dërgua një ditë më parë edhe Jozefina Topallit. E pyetur nga A2 nëse do pranojë kandidimin, Topalli tha: “Vendi ynë është në udhëkryq.
Një qeveri e zhytur në ska ndale dhe një opozitë false ia kanë vështirësuar jetën qytetarëve shqiptarë. Unë jam prekur nga propozimet e demokratëve për mua. Unë i jam mirënjohëse. E di që ata duan të sjellin ndryshim dhe vendi ka nevojë për ndryshim. Ka nevojë për idealistë, njerëz të ndershëm e të pakompromisë si ata.
Formularët janë një fyerje për çdo demokrat dhe komisioni është një truk i Lulzim Bashës për të hedhur hi syve. Nuk besoj se një forcë politike demokratizohet përmes formularëve. Kriza i ka rrënjët pikërisht në marrjen peng të forcave politike. Ndaj dhe be teja duhet filluar aty. Partitë duhet të çlirohen nga kryetarët dështakë e dezertorë. Një drejtim i ri me njerëz të pa korruptuar do sillte shpresë për vendin. Uroj që të rinjtë të bashkohen për të filluar ndryshimin”.