Mbrëmjen e djeshme në “Love Story”, Enxhëll deklaroi largimin nga reality show. Kjo deklaratë ishte e papritur për të gjithë pasi po atë puntatë u transmetua takimi i saj me Saimirin, një takim ku pati emocione, lot dhe fjalë dashurie.
“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam dal shpeshherë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, tha Enxhëll.
Ndërkohë Roberti i kërkoi Saimirit të bënte diçka për ta ndaluar Enxhëllin, por ai nuk pranoi.
Pas këtij momenti, ndjekësit në rrjete sociale e kanë masakruar me komente Saimirin dhe disa prej tyre kërkojnë rikthimin e Enxhëllit.
“Saimiri shume zhgenjyes po na del nga puntata ne puntate. Mos te kete asnje reagim ndaj vendimit te Enxhell duke thene se ka nje pelqim te forte per te dhe nuk perpiqet as te kuptoje cilat jane vertete arsyet qe e shtyne te marre ate vendim. Eshte thjesht nje “robot” me duket mua qe po ben shown e vet aty duke u sjelle njesoj me te gjitha. Akoma se ka kuptuar qe kane mbetur 6 vajza dhe ne kete pike duhet t’i kishte tashme 1 ose 2 preferenca”, shkruan një ndjekëse në postimin e Alketa Vejsiut.
“Enxhell ishte me e mira po nuk ishte për Saimirin ajo meriton me shume”, shkruan një tjetër. “Indiferenca e Saimirit tregon qe ka pas ndonje arsye tjeter sepse ai nuk luftoi per te”, komenton një tjetër ndjekëse.
Ndërsa një komentuese shprehet se Enxhëll mund të kishte nisur të ndjente për Saimirin dhe nuk e ka përballuar dot afrimin e tij me vajzat e tjera. “Mendoj qe Engjell kishte filluar te ndjente per Saimirin dhe nuk e perballonte dot te shikonte ate se si afrohej me te gjerat, Edhe u largu qe mos te lendonte veten e saj dhe mos ti thellohej dashuria per te. Shpresoja Shum qe te ishte Engjell zgjedhje e Saimirit, pasi mendoj Edhe ai ka ndjenja per Engjell. Shpresoj qe Saimiri te mos e lere dashurine per Show. Engjell the best”
“Vajza më me klas, e sinqerte po beri mire qe iku se ai idioti nuk e meritonte kete vajze. Ai si mish me 2 sy. Per zotin me mire rri beqare e nje si ky nuk marr”, komenton një tjetër.
Të tjerë kërkojnë rikthimin e Enxhëllit, si ky komentues: “Alketa, nese misioni eshte qe Sajmiri te gjeje dashurine dhe kur e shikoni qe vertet ka dashuri mes tyre, rikthejeni. Kto jane sfidat e para te dashurise dhe Engjell ndihet e pasigurt, sepse po vjen fundi dhe Sajmiri nuk po ja jep ate sigurine e duhur. Nese te dy ndiejne per njeri-tjetrin, duhet ‘ti ndihmoni te lene pas krenarine e tyre”.
Një tjetër komentues shprehet se programi nuk shihet më pa Enxhëllin. “Alketa cdo gje e pakuptimte…Enxhell ishte me e mira dhe Saimiri nuk diti ta vleresonte dhe ta kuptonte cfare vajze ju largua…Nqse e gjitha nuk eshte nje skenar tregohuni te vetedijshem dhe duhet te beni te pamunduren te rikthehet Enxhell..spektakli nuk ka me vlere pa te…Nuk ja vlen te shikohet me…Reagim skandal nga Saimiri…Me vjen keq per Enxhellin”