Qytetarët në Tiranë po vijojnë të protestojnë që prej orës 17:00 të ditës së premte. Pas Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ qytetarët janë drejtuar drejt ‘Zogut të Zi’, ku janë ulur këmbëkryq duke bllokuar rrugët.
Por ajo që vihet re në ditën e tretë të protestës në kryeqytet është numri shumë i madh i policëve, duke përfshirë dhe pjesëmarrjen e forcave speciale, të cilët po përdorin forcën për largimin e protestuesve.