Nora Istrefi mbahet jo vetëm si një nga këngëtaret më bukuroshte të skenës shqiptare, por edhe si një ndër femrat më me stil në të veshur.
Këtë e vërtetoi dhe së fundmi me një foto të publikuar në llogarinë e saj në Instagarm . Këngëtarja shfaqej e veshur me një fustan të verdhë në foto i cili ja nxirrte dhe më shumë në pah format e saj perfekte dhe me një palë sandale të zeza.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte çmimi i kësaj veshje. Sipas faqes ‘What They Wearin’ fustani ka kushtuar plot 1300 euro ndërsa sandalet e markës ‘YSL’kushtojnë 995 euro. Siç shohim vetëm për një të dalë Nora ka shpenzuar 2295 euro.