Lajme

Shqiptarët marshuan për Ukrainën/ Kryebashkiaku i Kievit: E dashur Tirana faleminderit, nuk do ta harrojmë kurrë !

Mesidtën e sotme është mbajtur një marshim në Tiranë në mbështetje të Ukrainës, ku morën pjesë shumë qytetarë, kryetari i bashkisë Tiranë, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, shoqëria civile etj.

Manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës ka bërë që legjenda e boksit, Vitali Klitchko të nisë një videomesazh falënderimi për shqiptarët

Kryetari i bashkisë në Kiev falënderon Tiranën dhë gjithë shqiptarët që po e mbështesin, Ukrainën e cila prej javësh po përballet me agresionin rus dhe po kalon momentet e saj më të vështira në histori.

Klitschko ka falënderuar Shqipërinë për strehimin e refugjatëve. Mesazhi i plotë i Klitschkos: Të dashur qytetarë të Shqipërisë! E dashur Tiranë! I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falënderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike.

E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë lu ftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve. E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!

MË TË LEXUARAT

To Top