Lajme

Shqiptarët mezi po ia dalin me këto çmime, ministrja e Financave: Vajin e kemi me shtrenjtë se në Angli se është më i mirë!

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se vaji në Shqipëri është më i mirë se në Angli, të paktën kështu u la të kuptohej nga ajo që tha vetë ajo.Në studion e “Opinion”, Ibrahimaj komentoi një postim të publikuar nga ne në lidhje me krahasimin e çmimit të vajit, ku në një supermarket në vendin tonë çmimi shkonte deri në 409 lekë për litër, ndërsa në Angli 1.29 paund.

“Një foto e një litri vaj nëpër rrjetet sociale kushtonte 409 lekë dhe ishte ngjitur me foton e një litri vaj që në Angli ishte 1.6 paund.Nuk mund të bëhen këto krahasime.

Është si të krahasosh mollë dhe dardhë apo një prdoukt tjetër, pavarësisht se është vaj. Sepse janë cilësi të ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme”- ka deklaruar ministrja.Përmendim këtu edhe një deklaratë tjetër të ministres së Ramës, e cila po këtë mbrëmje tha se nëse një shqiptar merr 130-140 euro në muaj, nuk mund të konsiderohet i varfër.

MË TË LEXUARAT

To Top