Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me pamje ng plazhet publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil.
Kryeministri Rama shkruan se plazhet publike mirëmbahen dhe pastrohen nga bashkia dhe është plazh pa pagesë për pushuesit ku mund të shkojë kush të dojë.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, , ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.
Ashtu si cdo sezon tjetër veror edhe sivjet mbetet një problem më vete hapësira mes plazheve private dhe atyre publike në gjithë zonën bregdetare.
Ka një diferencë shumë të madhe mes plazheve private dhe atyre publike, ku në këto të fundit gjendja lë për të dëshiruar në përgjithësi.
Përsa i përket plazheve private, cmimi në to është më i lart se vitet e kaluara, qoftë shezlongjet, qoftë edhe shërbimet e tjera në bar-restorante etj.