Ekspert IT, Tomi Kallanxhi komentoi në Euronews Albania çështjet e ndjekësve në rrjetet sociale të personave të famshëm. Ai u shpreh se më shumë se sa mbledhja e ndjekësve rëndësi ka si duhen mbajtur këta ndjekës.
“Çështja është që mund t’i rritësh, po është shumë e rëndësishme t’i mirëmbash këta ndjekës me informacion. Arbana për shembull, meqë sollëm shembullin e Big Brother, për 2 fjalë të gabuara që tha, humbi të nesërmen 2 mijë follouersa”, tha Kallanxhi.
Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se Dua Lipa i ka ndjekësit e blerë.Sipas tij ka një pr esion të madh nga shoqëria për të pasur një numër të lartë ndjekësish në rrjete sociale.
Kallanxhi foli për “opinion makers”, një grup njerëzish që kanë si synim krijimin e lëvizjeve të ndryshme dhe më pas ata që quhen “influencues” e marrin këtë lëvizje dhe e përcjellin te target grupet e ndryshme që kanë në listën e ndjekësve të tyre.
“Është presion i madh nga shoqëria që sidomos njerëzit publik e kanë këtë gjë dhe duan të kenë sa më shumë followers-a
dhe duke pasur sa më shumë followers-a ata tentojnë të kenë një rrogë më të madhe, një emision prime time e të tjera me radhë,” – u shpreh eksperti.