Lajme

Shqiptari jeton si pasha se ka dy nuse dhe 8 fëmijë/ Fëmijët e gruas së parë i thërrasin gruas së dytë teta: Në dasma shkojmë të tre

liaz Laskaj, nga Selishta e Peshkopisë, ka rrëfyer hitorinë e tij për emisionin “Shqpëria live” pasi emri i tij u bë i njohur për bashkëjetesën me dy gra, Manushaqen dhe Anifen.

Flet Iliazi i lumtur me dy gra: Po bëjmë fëmijën e 8-të, do i vëmë kapak se s'mundem më - Albeu.com

Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifen, por duke qenë se ajo nuk bënte dot fëmijë, në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8-të.

Ai tregon se dy gratë e tij nuk janë xheloze për njëra-tjetrën, dhe në rastet kur shkojnë nëpër dasma ata shkojnë të tre. Për Iliazin, të dyja gratë janë zonja shtëpie. Ato nuk kanë telefon, dhe nëse do të duan të komunikojnë me familjarët e tyre do të përdorin të tijin.

Iliazi komentoi edhe daljen e tij në televizor, kur tha se: “Unë ja futa me shaka, ajo e kishte fut në televizor. I thash 5 ditë me njërën 5 me tjetrën, ajo e kishte fut në televizor.”

Pjesë nga Intervista:

Manushaqja: Kafen e bën njëra prej nesh. Iliazian nuk bën kafe. Se kemi lënë veten ta lemë këtë. Ka heq keq se punon në mal ke lulet. Gatuajmë mëngjesin u japim bukë dhe i nisim për shkollë. Edhe për pushime kalamajtë i marrim me vete.

Iliazi: Të jetë që të jenë zënë nuk rrinë aty. Po nuk janë zënë kurrë….Kemi shkuar shumë mirë për 13 vjet. Për këtë Zot, nuk jemi ngatërruar asnjë herë.

Gazetari: Kush të thotë më shumë të dua?

Iliazi: Unë nuk tregoj sekretet se plas sherri pastaj. Unë i dua njëlloj. Të dyja janë të mira dhe shohin punën e vetë. Nuk janë xheloze. Telefon nuk kanë, se i shkatërron njerëzit krejt telefoni. Vetëm unë kam telefon. Nuk duan telefon dhe s’ka çju duhet. Komunikojnë me telefonin tim me vlla, me njerëz.”

Anifja: “Dakord, se telefonit.”

Iliazi: Unë nuk desha me bo dy gra. Por për hall se nuk bonte kalamaj. Sa erdhi Manushqaja bënë të dyja fëmijë. Patën folur vitin e parë. U rrinte si fiksim në kokë. Po tani u bën 13 vjet, jo tre ditë. Në fillim u vinte çudi. Më thonin si i ruan si i mban? Kështu thonin. “

Iliazi: Manushqaja që është shtatzënë nuk punon shumë. Kurse unë dhe Anifja punon gjithë ditën. Edhe Manushaqja do punoje si të bëjë kalamajtë. Zonja e shtëpisë janë të dyja. Diplomat duhet të jesh se s’kanë si rrinë dy gra.

Anifja: Emrat e kalamajve i ka vënë vetë Iliazi. Prindërit e mi nuk thanë gjë. Unë vetë u martova. U thash se nuk dal nga shpia, burrë tjetër nuk marr. Doja unë të rrija. Burrin nuk e lej dhe do bëj jetesën. Ne bëmë kalamjatë dhe ishim shumë të lumtur. 8 kalamaj, me lule mali i mbajmë”

Iliazi: Kisha qejf një shtëpi të mirë për kalamajtë po skam mundësi. Po vjen i teti. Jo do i vejmë kapak s’do bëjmë më fëmijë. Unë nuk bona gratë për qejf por sa erdhi Manushaqja kto bënë të dyja fëmijë. E bëra nga halli. Në dasmë shkojmë të tre. Nuk vlen ftesa çift. Vetëm tre, o me të dy gratë ose nuk shkoj fare”!

Iliazi ka dy gra, tregon 'sekretin': 5 ditë me njërën, 5 me tjetrën, nuk mërziten dhe nuk janë zënë asnjëherë

MË TË LEXUARAT

To Top