Raportet mes shqiptarëve dhe serbëve vazhdojnë të jenë të te ns ion uara, vite pas lu ftës në Kosovë. Por në një fshat të Prishtinës politika, problemet etnike dhe dallimet fetare midis fqinjëve nuk ekzistojnë.
Për shumë vite Fadil Rama ndihmon një të moshuar serbe 92 vjeçare që jeton e vetmuar dhe pa përkujdesje. Kështu ai po nderon sikur të ishte nëna e tij, gruan që thotë se e trajtoi si fëmijën e saj, gjatë dhe pas lu ftës.
Blagica Diçiç, është një e moshuar 92 vjeçare që jeton e vetme në një fshat të largët në lindje të Kosovës, e br aktisur nga të gjithë fqinjët e saj serbë. Ajo jeton në një shtëpi të dëm tuar në malet e fshatit Vaganesh, 45 kilometra larg kryqytetit të Prishtinës. Atë nuk e viziton asnjë familjar i saj.
“Jam e vetmuar. Djali im Djordje është në Beograd, shumë larg. Slobodani, djali tjetër, është në Kamenicë dhe ka gruan e sëmurë”, thotë zonja Diçiç.
“Ajo ishte grua aq e mirë gjatë dhe pas lu ftës, duke na trajtuar si fëmijët e saj”, thotë shqiptari që është pronar i një dyqani të vogël ushqimesh. Ai e njeh zonjën Diçic që kur ishte fëmijë. Ajo u jepte sheqerka fëmijëve të Strezovcit. “Kur e pashë që ngeli e vetme u ndjeva shumë keq dhe mendova që t’ia kthej të mirat”, shton ai. Zonja Diçiç merr 60 euro në muaj si pension, shumë kjo e pamjaftueshme për të.