Arjana Milo është një simbologjiste, së cilës i ka folur Zoti në ëndërr. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka rrëfyer të gjithë historinë se si ju shfaq Zoti dhe çfarë i tha. Arjana ka theksuar se ai i dërgoi një zarf të verdhë nga qielli.
“Mua zoti më caktoi një mision. Ishte ajo ndjenja se çfarë po ndodh, më foli zoti. Kisha një përgjegjësi në punë, kudo.
Fillova të kontrolloja veten time nëse unë isha mirë. Ditën e parë nuk i tregova as familjarëve se ishte shumë e vështirë ta besoja.
Fillova në vetvete çdo natë të mendoja. Sepse ëndrrat e shikoja gjithmonë në mëngjes, kur zbardhte drita. Pastaj në krevatin ku unë flija ishte batanija ngjyrë blu si qielli dhe më erdhi një zarf i verdhë nga qielli në ëndërr. Pastaj tregova në shtëpi, vajzës sime se po shikoja disa ëndrra që po më çudisin.Vajza pa në internet disa kuptime që kanë ëndrrat dhe më tha: ‘O ma këto ëndrrat e tua nuk janë të zakonshme’.
Këtu fillova t’i shikoja gjërat ndryshe”, u shpreh ajo.Më tej, Arjana tha se nga ai moment filloi të bënte vrap, meditim në mënyrë që të shkarkonte energjinë që kishte mbledhur.“Unë fillova të bëja 1 javë vrap sepse doja të shkarkoja energjinë. Kisha nevojë të ecja dhe fillova meditimin. Më vazhdonin ëndrrat akoma. Hapa telefonin dhe po merrja informacion në internet. Përpara se të flija gjumë pash disa predikime. Por në ëndërr më tha që duhet ta ndaloja se ata nuk thonë të vërtetën”, shtoi ajo.