Leximi

Shtëpi ku të fusnin kokën nuk kishin, por u ndryshoi jeta për pak minuta/ Fituan në Lotari aq shumë miliona

Një ngjarje e vështirë për t’u besuar ka ndodhur në Francë. Një burrë bleu një biletë lotarie dhe pasi e gër vishti ua dha katër burrave të pastrehë.

FRENCH LOTTERY FRIDAY!!!! - YouTube

Si raporton ”Bild” ai e bleu biletën në dyqanin e lotarisë në Brest, Francë. Po me këtë biletën lypësit fituan 50,000 euro!

Kompania e lotarisë franceze FDJ e dha këtë lajm ditën e martë, duke shkruar:

“Çfarë befasie për katër të rinjtë që lypnin në rrugë. Kur mësuan se nuk kishin fituar pesë euro, por 50,000 euro ishin aq të lumtur e kush nuk do të ishte.”

Të katër burrat në moshën rreth 30 vjeç ndanë fitimet në mënyrë të drejtë, secili mori 12,500 euro. Sipas një zëdhënësi të FDJ, ata ende nuk e dinë se çfarë po planifikojnë të bëjnë me eurot që fituan, por ata janë emigrantë në Francë dhe jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë.

Me një kartë gërvishtëse falas nga kompania franceze e lotarisë, katër lypës fituan 50,000 euro

MË TË LEXUARAT

To Top