Aktorja e njohur e skenës, Rajmonda Bulku mësohet se është infektuar me Covid-19.
62-vjeçarja është shtruar në spital, por gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme, raporton News 24.
Bulku është ndër aktoret më të njohura të kinematografisë shqiptare.
Ajo mbahet mend jo vetëm si aktore, por gjithashtu dhe si pjesë e politikës dhe lëvizjes studentore të dhjetorit ’90.