Rozë

Shumë i njohur në Greqi, aktori me origjinë shqiptare: Kam fjetur në stola me familjen, kur nuk kam xhirime ndihmoj babanë në ndërtim

Aktori i njohur me origjinë shqiptare në Greqi, Ioannis Apergis ka folur për vështirësitë që hasi me familjen e tij kur shkruan në shtetin fqinj.

Ioannis Apergis

Ai tregoi se kur shkuan në Greqi ishte 5 vjeç dhe se së bashku me familjen kishin fjetur në stolat e një parku, pasi nuk kishin shtëpi.

Edhe pse tashmë një aktor i njohur dhe ka pasur suksese të padiskutueshëm, ai shprehet se vazhdon të ndihmojë babain, i cili punon në ndërtim kur nuk ka xhirime.

“Unë kam fjetur në stol me familjen kur kam ardhur në fillim, në një park. Atë kohë isha 5 vjeç. Kur shoh tani fëmijët me familjet e tyre nga Siria që flenë në stola dua kaq shumë që t’i ndihmoj të gjithë, por është e pamundur.

Unë nuk kam shumë fr ik për të ardhmen, se unë di të bëj edhe punë tjetër. Përshembull të hënë të martë kam xhirime, të mërkurë shkoj me babain dhe e ndihmoj në ndërtim ose shkoj me kunatin për të lyer shtëpi” tha Apergis ndër të tjera.

Ιωάννης Απέργης: Η καταγωγή από την Αλβανία, τα δύσκολα παιδικά χρόνια, το  σκληρό bullying και η συγκίνηση

MË TË LEXUARAT

To Top