Pasditen e djeshme, Stefi dhe Endri Prifti ishin të ftuar tek “Rudina” për të folur mbi projektet e tyre më të reja “Di gje sonte” një bashkëpunim me Gëzim Metën dhe “Aj aj aj”, një bashkëpunim me Gerta Mahmutaj dhe Herbert.
Ashtu siç dihet, Gëzim Meta është edhe dhëndri i Stefit. Ai është i martuar prej disa vitesh me vajzën e tij, Marian.
Në një video surprizë në studion e “Rudinës”, dhëndri i Stefit tregoi tre “sekrete” për vjehrrin e tij të cilin e cilëson edhe si shok.
“Stefin përveçse vjehërr e kam edhe shok, kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë. Do doja të kujtoja momentet e zgjimit në mengjes gjatë e karantines kur me zgjonte me telefon ose me ndonje story duke më bërë tag.