Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje të Stambollit. Dr ama dhe vuajtjet e familjeve siriane të ikura nga lu fta janë kthyer sërish në vëmendjen e mediave.
Mediat lokale raportojnë se tre fëmijë ishin lënë vetëm në bodrumin e një banese në një lagje të Stambollit. Pasi kishte kaluar disa orë dhe prindërit nuk ishin aty për t’i ushqyer, ata kanë dalë në dritaren e banesës duke kërkuar ndihmë prej kalimtarëve.
Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët u kanë ardhur në ndihmë fëmijëve, ndërsa pamjet e tyre që qajnë në dritare janë bërë virale në rrjet. Qytetarët janë munduar të qetësojnë fëmijët duke i ushqyer me qumësht, biskota dhe ujë, ndërsa policia filloi të kërkojë për prindërit.
Pas disa orësh u gjet vetëm babai, i cili u shpreh se kishte dalë nga banesa për të marrë ushqim dhe pampers, pasi kishin mbaruar, ndërsa theksoi se nëna i kishte bra ktisur fëmijët dhe kishte ikur nga shtëpia.