Shkëlqim Bajrami, është njëri ndër djemtë më të gjatë në Kosovë. Ai është i gjatë 2 metra e 14 cm.
22-vjeçari nga Prishtina, në një intervistë për gazetaren Gelina Maloku për emisionin e verës “Natë Vere” në T7, ka treguar për komentet qesharake që ia bëjnë njerëzit për shkak të gjatësisë së tij.
Ky djalosh që jeton tash e katër vite në New York, po e ndjek ëndrrën e tij si basketbollist, por që ndër të tjera tregon edhe për vështirësitë e tij që i has për të blerë patika për shkak të numrit të madh të këmbës.
Për ta ndjekur rrëfimin e tij, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm.