Ushqime

Si ia dalin modelet t’i zhdukin puçrrat brenda natës





Duket sikur problemet e ne njerëzve të thjeshtë nuk i prekin kurrë modelet, por ja që jo! Akne ne, akne ato.

Pa mendoni pak, një ditë para sfilates së madhe të acarohet lëkura dhe duhet ma patjetër të bësh diçka. Të duhet një zgjidhje e shpejtë dhe vajzat e kanë gjetur, secila nga një truk për kokë.

Tina Johnson

“Në këtë rast përdor uthull. E lyej zonën problematike me të në mënyrë që të ma përthajë gjatë gjithë natës. Të djeg shumë ama funksionon. Të nesërmen jam gati!”

Kaia Gerber

“Kam lexuar për këto dy hile në internet dhe që atëherë nuk u jam ndarë më. Vetëm pastë dhëmbësh dhe akull. Akulli më largon skuqjen, ndërsa pasta e përthan puçrrën.”

Afiya Bennett

“E shtrydh, e di që tingëllon e shpifur po s’kam çbëj. Të paktën e sheshoj disi sipërfaqen përreth. Më pas përdor mirë e mirë concealer- in nga MAC për ta mbuluar.”

Matilda Dods

“Nuk para më ndodh diçka e tillë sepse unë jam e përgatitur, ndjek një regjim të vazhdueshëm për lëkurën. Ju betohem se produkti Cosmedix Purity Clean është i hatashëm. E lyej fytyrën dy herë në ditë me atë dhe nuk shoh puçërr me sy. Ma mban lëkurën shumë mirë.”

Mae Lapres

“E vetmja gjë që përdor është aspirina. E thërrmoj një kokërr dhe e mbaj gjatë gjithë natës mbi puçërr.”





MË TË LEXUARAT

To Top