Arbër Hajdari është një nga opinionistët e BBV2, por tani momentalisht atë po e shohim në dy ekrane, edhe në TCH edhe në Klan.
Ai është opinionist bashkë me Zhkalin Lekatarin në BBV2, aty ku prej dy sezonesh jep mendimet e tij për banorët dhe e bën mirë këtë detyrë.
Por momentalisht po e shohim si të ftuar edhe te Opinioni i Blendi Fevziut ku po diksutohet tema: A i paragjykojnë shqiptarët të pasurit?
Tani si është e mundur ta shohim Arbër Hajdarin ën dy ekrane? Opinioni i sotëm i Blendi Fevziut qënka i regjistruar mesa duket dhe ndaj Arbëri po na del në dy ekrane.
“A i paragjykojnë shqiptarët të pasurit? Sonte në #Opinion: Albertina Jaçe, Floriana Garo, Ergys Mërtiri, Paulin Vilajeti, Fjodora Fjora, Emin Barçi, Endri Shabani, Arbër Hajdari”, shkruhet në njoftimin e Opinionit.
Kujtojmë se Arbër Hajdari është një personazh televiziv shumë i dashur nga shqiptarët për shkak të veprimtarisë bamirëse që bën me “Fundjavë ndryshe”.