Rozë

Si rralë më parë Blerina Bombaj publikon foto me burrin dhe me rroba banje: Jo po ta dini kur ishim pa fëmijë ne…

Dietologia e njohur Blerina Bombaj duket se është bërë së fundmi shumë nostalgjike. Ajo është kthyer pas në kohë, duke hapur arkivat personale.

Blerina ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto shumë të hershme, ku shfaqet me bashkëshortin. Ata duken shumë të rinj dhe me një ‘look’ ndryshe nga sot.

“Kur ishim pa fëmijë”, shkruan dietologia krahas fotos që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe shumë kompliemta.

Më pas ajo ka publikuar një tjetër foto të vjetër, ku kësaj radhe është vetëm ajo. “Jo po ta dini ??”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton ku fansat i shkruajnë se “e bukur ka qenë dhe e bukur është edhe tani.

Blerina nuk e ka lënë me kaq, pasi ka vendosur që të ndajë me ndjekësit edhe një foto ku shfaqet me bikini para se të bëhej nënë. Në foton në fjalë ajo shfaqej në super formë, ashtu siç është edhe tani.

MË TË LEXUARAT

To Top