Konkurenti i Për’puthen, Astriti ka marrë një telefonate përpara fillimit të programit ku i është bërë me dije se gjendja shëndetësore e babait të tij është përkeqësuar.
Gjendja emocionale e tij ishte shumë rënduar, ndërsa nuk arriti t’i mbante lotët. Rrushja ishte ajo e cila iu gjend afër për ta mbështetur në këtë moment të vështirë.
Ai vendosi të qëndrojë në program për Rrushen, njëkohësisht për të ndjekur pjesën e fundit të takimit por më pas do të largohej.
Kjo situatë preku moderatoren Bora Zemani edhe konkurrentët të cilët u përlotën në studio.