Rozë

Si rrallë më parë Eva Alikaj i tregon të gjithë dhe flet edhe për dashurinë: Kur bëhen maskarenj edhe unë bëhem….

Ndonëse 59-vjeçare, ajo i përgjysmon vitet me energjinë, buzëqeshjen dhe zërin e saj që ka n gelur i paprekur nga koha.

Puthjet me Timo Fllokon e Agim Qirjaqin/ Eva Alikaj rrëfen 'pikantet' e karrierës dhe batutat e “Pallatit 176”: Rolet që s'më pëlqyen – Dosja AL

Aktorja e madhe Eva Alikaj ka qenë e ftuar e rubrikës “Opinion” në News24, ku ka treguar shumëçka për jetën e saj mes Shqipërisë dhe Austrisë, familjen, dy prindërit dhe djalin tashmë 28-vjeçar si dhe anën profesionale dhe rikthimin në skenë.

Alikaj tha se është duke organizuar një mbrëmje poetike me aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa.

“Për momentin po merrem me organizimin e një mbrëmjeje poetike ku do të jenë aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa. Unë nuk e kam lëvruar këtë zhanër por më ka pëlqyer shumë. Shpresojmë që së shpejti ta shfaqim. Provat në ambient të hapur, pa maskë por me distancë.

Sa i përket lidhjes me profesionin në Austri, ajo tha se ka bërë gjëra të vogla por pa shumë impenjim për sh kak të të birit

“Kam luajtur dhe në Vjenë, por o do bëja djalin o do bëja veten. Nëse do isha kushtuar me gjithë fuqinë e shpirtit tim nuk diskutohet që do kisha luajtur në teatër serioz por edhe filma”, tha aktorja.

E pyetur nëse është e njëjta Evë si dikur, aktorja i përgjigjet: “Në thellësinë tim është Eva por kam shumë shtresa dhe mekanizma mbrojtës dhe më vjen keq e them nuk jam aq e mirë sa isha. Më vjen keq që i kam këto mekanizma. Nëse më sulmojnë dua ta kthej mbrapsht. (citon Kipling) Unë flas dhe me maskarenjtë dhe kur mbajnë vendin e tyre, jam në vendin tim. Por kur më sulmon maskarai unë bëhem maskareshë”.

Megjithëse i ka të vështirë ta ndajë dashurinë për teatrin apo për filmin, ajo zgjedh këtë të fundit.

E njihnit djalin e aktores Eva Alikaj? E ëma ka treguar jetën me Xhinon jashtë Shqipërisë - Showbiz

EKSKLUZIVE/ Eva Alikaj: Ndriçim Xhepa ishte dashuria e jetës sime

MË TË LEXUARAT

To Top