Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer ditën e djeshme në rrjetet sociale pas një mungese, duke publikuar disa foto në Instagram ku shihej me një hoodie rozë dhe kapuç të zi. “Mirë u takofshim” shkroi ajo në postim duke na bërë të gjithëve të mendojmë se po vjen me një projekt të ri.
Bashkë me fotot ajo kishte postuar edhe një video shumë gazmore, ku shihej teksa bënte video e nëna e saj që flet në telefon dëgjohet duke thënë “Gëzuar Vitin e Ri dhe mirë u takofshim! Flasim kur të takohemi!”
Por, duket se Elvana u rikthye për të mos ikur më. Të paktën kështu shpresojmë. Ajo ka postuar dje disa video duke kënduar në makinë teksa shkruan “Plot gëzim makina jonë”. E sigurisht s’mund të mungonte një koment epik nga Ermali i cili si gjithnjë lë komente shumë funny në postimet e mikes së tij.
“Njerëzit skanë bukë të hanë ti vesh kshu kapelesh…dhe me makinë që bën më shumë se 6.500 euro me targa”-ka shkruar ai. Këngëtarja nuk ka reaguar ende, por fansave të saj nuk u ka shpëtuar ky koment.