Komediani Ermal Mamaqi ka lënë prej kohësh ekrani dhe tani është shndërruar në një folës motivues për qindra persona ku pretendon se i mëson ata se si të bëhen të pasur.
Së fundmi, aktorja e mirënjohur Eva Alika gjatë një interviste televizive kritikoi qasjen artistike të Mamaqit.
“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliardri. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai”, tha ajo.
Nuk ka vonuar as reagimi i komedianit i cili ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se: “Miqtë e mi, askush nuk do t’ju dojë afër nëse nuk dini të silleni dhe t’i respektoni njerëzit. Njerëzit me vlera duan pranë tyre njerëz të tjerë me vlera.”
Ndjekësit e kanë marrë këtë si një përgjigje ndaj a kuzave të aktores Eva Alikaj.