Një debat i ashpër ka nisur me moderatores Aulona Musta dhe ish-konkurrentes së Për’puthen, Sindi Loci, të cilat kanë bërë deklarata të forta drejt njëra-tjetrës në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi nga një reagim që ish-konkurrentja e Për’puthen bëri në Instastory në lidhje me perfomancën e Ronela Hajtit në Eurovision, temë e cila u diskutua nga Aulona Musta në një emision ku ishte e ftuar.
Sindi shprehet se ajo nuk ka asnjë lidhje me muzikën, duke e quajtur injorante dhe joprofesioniste.
“Nuk ja kam idenë se si mund të vendosni në panel PROFESIONISTËT e veërtetë të muzikës me njerëz qe as kanë lidhje me muzikën dhe janë injorantë ashtu siç mund të jëm un në gazetari apo drejtori! Nuk dinë të shpjegojnë pse kënga është tallava, po thonë ësht riprodhuar në filan studio… Merren me temën, jo po mua më pëlqen, jo po s’më pëlqen, kur po theksohet nga fillimi i emisionit që nuk është çështje shije në momentin që ti merr përgjegjësinë të përfaqësosh VENDIN tënd në një SUPER EVENT.
Asgjë personale as me personin që na prezantoi as me njerzit këtu që po e mbrojn me mish e me shpirt po s’po qullin gjë & Pranoni more njerëz që skeni pik profesionalizmi dhe korrupsioni është në kulm. Ata që së meritojnë e marrin vendin për të na përfaqësuar pa pik transparence se kanë lidhje të vjetra. Komunizmi vërtet qëndron tek ju realisht… Goca filanit, motra filanit ehaaaaaaaa..”– thuhet në shkrimin e plotë të Sindit në Instastory.
Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i moderatores Aulona Musta, e cila ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram statusin e Sindi, bashkëngjitur me një pjesë nga videoja e këngës së saj në bashkëpunim me dy motrat. Ajo ironizon këngën e motrave Loci, më saktë Sindin, duke e cilësuar “artistja e vërtetë.”
“Dhe pasi kritikon tallavanë….. artistja në fjalë na prezanton me artin e vërtetë… me që duhet të na përfaqësojë nëpër evente.”– thotë Aulona.
Krahas videos moderatorja shkruar: “Qesha shumë… pa ë normalisht se s’mund ti lejoja vetes të qeshja me ë, se un nuk jam artiste me vlera…”- duke ironizuar kështu edhe mënyrën e shkrimit të ish-konkurrentes së Për’puthen.
Por sherri virual mes vajzave nuk është mbyllur me kaq pasi Sindi ka bërë disa reagime të tjera kunderejt moderatores.
“Moj Aulona sa gazetare tallavaje je.”– shkruan Sindi në kundërpërgjigjen e saj për postimin e Aulona Mustës.
Më tej në një shkrim të gjatë Sindi duket e revoltuar ndaj ironisë së Aulona Mustës me këngën e saj. Ajo e quan “të turpshme” të merret me moderatoren për këtë teme, ku sipas saj po e edukon falas. Sindi shkruan se është artiste, ndërsa Aulonën e quan “gazetare tallavje”, e cila sipas ish-konkurrentes e ka lutur t’i shkojë në emision.
“Sa keq më vjen për gazetarë të formatit tënd. U dukt shum qartëë profesionalizmi në atë panel i njerëzve të vertet që kanë studiuar për atë pjesë siç edhe e madhja Eni Vasili e përcaktoi.
Në rradhë të parë ajo këngë që unë dhe motrat kemi realizuar ëshët bëre nga lekët tona dhe jo buxheti i SHQIPTARËVE. Si kam hyrë në hak askujt me gjakun tim.
E dyta nuk shkova unë të përfaqesoja apo motrat e mia SHQIPERINË ne EUROSONG. Teksti dhe muzika është bërë nga profesionistë dhe mund ti pyesësh çfare intervalesh janë përdorur dhe çfare është stili i tallavasë apo pop/ Sa e turpshme ësht tani të merrem me ty për këtë temë dhe të edukoj ty falas për muzikën. Po e dashur jam artiste dhe do vdes e tillë ashtu siç je ti gazetare tallavaje që më ke lutur 2 here me të ardh në emision dhe s’të kam ardh.
Nëse quan muzikën dhe tekstin e kënges time më të dobët se kënga që na ka përfaqesuar në Eurovision pyet sërish një profesionist dhe ma argumenton pse-në. Po s’mund të bëhet një diletante si puna jota te Alasi me kompetenca për një profesion që duhen vite, dekada studime. Siç ishin e nderuara Diana Ziu, I madhi Robert Aliaj, dhe pianistja madhe Ibrahimi. Mua do më vinte turp të ulesha në atë panel që kam 18 vite që studioj MUZIKË KLASIKE dhe të debatoja me këto figura.
@aulonamusta E fitove nje tag më në fund nga unë.”