Duket se Kiara dhe Luizi kanë qënë më afër se kurrë me njëri tjetrin edhe pasi panë klipin, ku Kiarës i’u dha mundësia të merrte informacione nga jashtë.
Kiara: Unë jam shumë mirënjohëse sepse mendoja se Luizi do e zgjaste mërzitjen e tij pas atyre që pa, por jo e kaluam të dy shumë shpejt. Do shkojmë deri në fund të këtij rrugëtimi. Synimi jonë është të jemi bashkë deri në fund.
Luizi: Sa vjen na shtohet dashuria . Kështu do jetë dhe jashtë. Shpresojmë të jetë kështu gjithë jetën. Të gjithë mund të kthejnë situatat tona si ti leverdisin atyre.
Arbër: Që Kiara do ta merrte veten shumë shpejt e prisj, e njeh showbizin. Doja ti komplimentoja të dy sepse kanë kaluar shumë sfida dhe e tregojnë që ndjejnë për njeri tjetri. Ata të dy kanë treguar që nuk kanë dëshirë të heqin dorë nga njeri tjetri.
Zhaklin: Ata kanë kaluar shumë sfida,i kanë thënë disa të verteta në sy njeri tjetrit. Luizi po lobon për Kiarën të bëhet një faktor i rëndësishëm.
Bledi: Nga Kiara nuk kam dëgjuar një fjalë të mirë mendoj se është mosmirënjohëse dhe kjo do duket në vazhdim.