Lajme

Situata është shumë e vështirë/ Raportohet se Presidenti Amerikan do të udhëtojë me urgjencë drejt Europës

“Presidenti amerikan Joe Biden pritet të bashkohet me liderët e Bashkimit Europian dhe NATO-s në Bruksel javën e ardhshme”, thotë Shtëpia e Bardhë.

Takimi i liderëve të BE-së dhe NATO-s ka do të fokusohet në pu shtimin rus të Ukrainës. Presidenti amerikan do t’i bashkohet homologëve të tij të BE-së të enjten më 24 mars, megjithëse më shumë detaje priten së shpejti.

Rusia vendosi t’i ndalojë hyrjen në vend Presidentit amerikan. Masa “është pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të ndjekur nga administrata aktuale e SHBA”, thuhej në deklaratë.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj presidentit Biden, Sekretarit të Shetit, Antony Blinken, dhe ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

MË TË LEXUARAT

To Top