Lajme

Situata në Shqipëri nga koronavirusi është alarmante, vetëm sot janë regjistruar 832 raste/ Mbi 400 raste vetëm në këtë qytet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19.

Shqipëri, rritet në 42 numri i rasteve me koronavirus

Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.176 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 474 testime janë kryer për arsye dep istimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 832 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Albania Adopts Punitive Fines for Breaching Coronavirus Restrictions |  Balkan Insight

MË TË LEXUARAT

To Top