Lajme

Situata në Veri të Kosovës, NATO bën thirrje: Forcat tona janë të afta dhe të gatshme, përmbahuni

“Mesazhi im për të dyja palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi shtesë dhe retorika pro vokuese”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, për tensionet e krijuara prej 4 ditësh në veri të Kosovës.

Në një intervistë për France 24, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka komentuar tensionet në Kosovë dhe ka thënë se forcat e NATO-s janë në gatishmëri, si dhe se po bashkëpunojnë ngushtë me BE-në.

“NATO është shumë e fokusuar në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar në ndalimin e dy lu ftërave etnike. Fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë. Natyrisht, ne jemi ende të pranishëm atje, forcat e KFOR-it numërojnë më shumë se 4000 us htarë dhe ata luajnë një rol kyç në stabilizimin e situatës”, tha Stoltenberg.

“Forcat tona janë të afta, të gatshme, por edhe në gatishmëri. Ata po monitorojnë situatën me vëmendje të madhe. NATO dhe BE bashkëpunojnë shumë ngushtë dhe mesazhi im për të dyja palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi shtesë dhe retorika prov okuese. U bëj thirrje atyre. për të lehtësuar tensionet në Kosovë”, shtoi Stoltenberg.

MË TË LEXUARAT

To Top