Rozë

S’janë ndarë mirë, Afrona tregon për ndarjen nga Blero: Kemi pasur debate

Afrona Dika ka folur sërish mbi ndarjen e saj me këngëtarin Bleron. Edhe pse më parë asnjëri nga ata nuk ka preferuar të komentonte mbi këtë çështje, së fundmi Afrona ka dhënë versionin e saj të ndarjes.

E ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ajo ka treguar për herë të parë se si përfundoi lidhja e tyre.

“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e shikon që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”,-u shpreh Afrona.

E pyetur nëse martesa e tyre mori fund me sherr apo në mënyrë të qytetëruar, ajo u përgjigj:

“Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta duhet të them se ka përfunduar me sherr”.

Kujtojmë se Blero dhe Afrona i dhanë fund martesës vetëm dy vite pasi u kurorëzuan. Arsyeja u përfol në atë kohë se ishte largësia pasi Blero qëndron ne Kosovë dhe Afrona në Zvicër.

MË TË LEXUARAT

To Top