Kejvina i ka thënë Luizit t’i hapë rrugë Kiarës sepse djemtë e tjerë në shtëpi janë më të bukur se ai. Sipas saj, nëse Luizi do t’i linte hapësirë Kiarës, ajo do të lidhej për një javë me Kristin.
Kejvina: Eni është më simpatik se ti
Luizi: Po, s’bëhet fjalë
Kejvina: Edhe Kristi
Luizi: Po, s’bëhet fjalë
Kejvina: Hap rrugë për Kiarën
Luizi: Le të vazhdojnë, nuk kam ndalur njeri. Nuk jam budall, ja kam thënë që ditën e parë, as nuk e kam të dashur as grua dhe as nuk më ka thënë ndonjë premtim.
Kejvina: Nuk je nai bukurosh, nai gjë e bukur
Kejvina: S’je, ti bën gallata kaq, po për bukuri nuk je.
Luizi: Po kaq, ça po më duhet bukuria
Kejvina: Ta kesh të qartë domethënë që ka këtu më…
Luizi: Kush tha që s’ka? Unë e them vetë që ka.
Kejvina: Leja hapësirën pra Kiarës dhe shikoje me Kristin për një javë.
Luizi: Veç me atë që nuk e shoh.