Rozë

” Sjellja e banorëve ndaj Luizit”/ Kërkohet menjëherë mbyllja e ‘Big Brother’

Tema “Luiz” është më e përhapura e ditëve të fundit. Nuk ka bisedë që nuk komentohet, madje edhe personazhet e njohur “kanë hyrë në këtë valle”.

Mirëpo së fundmi veçanërisht është ngritur zëri nga publiku qofshin njerëz të thjeshtë, qofshin persona me influencë në rrjetet sociale për bul lizmin që po i ushtrohet Luizit nga një pjesë e banorëve.

Në lidhje me këtë ka edhe Ritvana Fetahu diçka për të thënë. Më anë të një postimi në Instagram, ish-konkurrentja e Për’puthen i cilësoi banorët një tufë ziliqarësh që nuk kanë rregulla mor ale. Madje Ritvana ka edhe një kërkesë: të mbyllet “BBV”.

“Është e papranueshme. Jeni shembulli më i keq i bashkjetesës. Jam vërtet e prekur nga kjo deklaratë që bëhet nga një artist duke u ndjekur live nga miliona shqiptar në gjithë botën.

Nuk jeni të aftë të luani, më kujtohet vjet Einxhel luftonte me shpirt për të drejtat e saj në shtëpi, me dinjitet. Ato jane vajzat që duam, si Einxhel.

Luizit i është përmendur edhe familja, është cë nuar në dinjitet, aty ku secilit i “vlon gjaku” . Një tufë ziliqarësh, të paaftë të luajnë me rregulla morale.

Jam pa fjalë… Unë njoh persona që janë trajtuar në këtë menyrë kur kan qenë fëmijë,dhe pasojat i kanë ndjekur gjithë jetën. PO, e duam LUIZIN. Për shumë virtyte që ju nuk i keni.

MË TË LEXUARAT

To Top